Fenerbahçe fitoi përsëri përballë Luganos, skuadër të cilin e mposhti 2:1 në Stamboll.
Ekipi i Jose Mourinhos u kualifikuar në raundin e tretë të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 6-4.
Pas ndeshjes, tekniku portugez komentoi suksesin e djemve të tij, teksa ndër të tjera u shpreh:
“Gjithçka është e rëndësishme në këtë periudhë. Skenari perfekt do të ishte t’i kisha të gatshëm të gjithë lojtarët prej ditës së parë që erdha këtu.
Nuk është e lehtë të punosh në kushte të tilla, ndeshjet zyrtare në këtë periudhë janë shumë të vështira.
Por komplimente lojtarëve, dua t’i përgëzoj të gjithë për fitoren dhe kualifikimin e arritur.
Ferdi Kardioglu ka zhvilluar në total 5-6 seanca stërvitore, por arriti të luante rreth 80 minuta.
E dija se do të ishte e vështirë përballë Luganos. Nuk thashë kot përpara takimit se duhej të mbijetonim.
Zviceranët kanë një skuadër të mirë, ata na vendosën në vështirësi. Por ne arritëm ta ruanim qetësinë. Pas barazimit 1-1 gjithçka e kishim në dorën tonë.
U kualifikuam, ia dolëm të mbijetonim”, theksoi Mourinho. Vështirësitë shtohen për nënkampionët e Turqisë, që tashmë gjejnë përballë Lillen e Zhegrovës në rrugëtimin europian.