Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Mourinho: Fenerbahce? Ende nuk mund ta konfirmoj zyrtarisht

GS 01/06/2024 1 Min. Lesezeit

José Mourinho është në Wembley për finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, por të gjithë presin rikthimin e tij në stol, i cili duhet të drejtojë Fenerbahcen. I buzëqeshur dhe i relaksuar, ai praktikisht konfirmoi zbarkimin e tij në Turqi për Sky Sports UK: “Nuk është bërë ende. Kam vendosur që dua të shkoj, por nuk mund ta konfirmoj ende zyrtarisht”.

Ish-trajneri i Real Madridit, Interit dhe Romës nënvizoi vështirësitë e shumta që do të përballet në fazën e re të karrierës së tij: “Liga e Kampionëve është e vështirë, sepse do të ketë tre raunde kualifikuese dhe në rastin e Fenerbahçes janë tetë lojtarë të përfshirë në Kampionatin Evropian, ndaj nuk do të jenë në dispozicion për turin e parë. Është e vështirë, por më pëlqejnë sfidat. Nëse shkoj, do të luftoj për Champions League”.

Teilen: