• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho “godet” futbollin turk

27/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, ka shkaktuar polemika në Turqi, me një deklaratë të bërë në fund të sezonit.

Tekniku portugez ishte në qendër të kritikave, pas humbjes 4-2 që Fenerbahce pësoi nga Hatayspor, skuadër që ka rënë nga kategoria.

Për t’iu përgjigjur kritikave, Mourinho ka bërë një deklaratë të fortë, e cila nga shumë në Turqi është marrë si fyese.

Ai tha se në shtatë vitet e fundit ka arritur më shumë finale, sesa futbolli turk në të gjithë historinë.

“Në shtatë vitet e fundit, kam luajtur në dy finale. Ky numër është më i madh sesa numri i finaleve që ka futbolli turk në të gjithë historinë e tij.

E ardhmja? Presidenti më beson. Ai e ka bërë të qartë publikisht këtë. Nëse ka ndryshuar diçka, mua nuk më kanë njoftuar”, tha Mourinho.

Fenerbahce e mbylli sezonin në Turqi në vendin e dytë, me titullin kampion që shkoi te Galatasaray.

Next Post

Ferrari dhe sinjalet e para

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.