• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho: I kërkoj ndjesë Renato Sanchezit

17/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma u mund me rezultatin 2:0 nga Bologna, në takimin e javës së 16-të të Serie A.

Duke folur pas kësaj disfate, trajneri i “verdhekuqve”, Jose Mourinho e vendosi theksin te mungesa e Dybala-s dhe Lukaku-t, ndërsa shtoi se pa ta e dinte se do e kishin të vështirë sfidën me Bologna-n.

“Pa Dybala dhe Lukaku e dija se do të ishte e vështirë.

Djemtë sigurisht që donin të bënin më mirë, por ne kishim probleme në nivelin taktik dhe vështirësi të mëdha në nivelin fizik.

Mancini është në vështirësi të mëdha dhe po luan me dhimbje në ije sepse skuadrës i duhet, ai është shembull”-tha Mourinho.

Tekniku portugez komentoi edhe zëvendësimin pas vetëm 17 minutash në fushë, të mesfushorit Renato Sanchez.

“I kërkoj ndjesë Renato Sanchezit për zëvendësimin e shpejtë.

Është diçka e rëndë për futbollistët, por edhe më e rëndë për trajnerët. E kam bërë vetëm 3-4 herë në karrierë”, tha portugezi.

Mourinho mbylli konferencën duke theksuar se dëshiron të qëndrojë te Roma dhe nëse do të largohet, nuk do të jetë për fajin e tij.

Next Post

VIDEO/ Barazimi në minutën e 93-të, Lila e Zhegrovës ndal PSG-në! Ylli i Kosovës “eklipson” Mbapenë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.