Tuesday, 7. April 2026
Sport

Mourinho, i tërbuar me disa lojtarë: Nuk i dua në fushë, u mungon  karakteri

GS 07/04/2026 2 Min. Lesezeit

“Janë disa lojtarë që nuk dua t’i shoh më në fushë. Thjesht nuk dua që ata të luajnë më për ekipin tim”. Kjo ishte analiza therëse e José Mourinhos në një konferencë për shtyp, dukshëm i hidhëruar pas barazimit zhgënjyes 1-1 të skuadrës së tij, Benfica në fushën e Casa Pia, e treta nga fundi në ligën portugeze. Një rezultat që, sipas tabelës, ka të ngjarë t’i japë fund shpresave të “Shqiponjave” për titull, është shtatë pikë pas liderëve të ligës, Porto dhe dy pikë pas “kushërinjve” të tyre, Sporting (me një ndeshje më pak) me gjashtë ndeshje të mbetura.

‘Spec One’ nuk e pranon këtë dhe flet hapur: “Nuk më pëlqeu pjesa e parë, pastaj në pushim diskutuam ndryshimet taktike që duhej të bënim dhe u përpoqa t’i bëja të kuptonin… Disa prej tyre duken të shkëputur nga realiteti, sikur të mos jetonin për futbollin”.

Mourinho nuk përmend emra, por shpërthimi i tij u bë viral në rrjetet sociale: “Në këtë ekip, ka ende disa lojtarë që, pavarësisht pagës apo titujve, janë të etur për fitore, por ka të tjerë që duket se e marrin jetën lehtë”.

Teilen: