Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Real Madridit, kanë raportuar në Spanjë mediumet e afërta me klubin mbretëror.
Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe do të bëhet zyrtare me të përfunduar sezoni aktual.
Detajet e marrëveshjes do të zbulohen më vonë, por Mourinho tashmë ka njoftuar edhe Benfican për vendimin që ta marrë drejtimin e Real Madridit.
Në postin e trajnerit, Mourinho do ta zëvendësojë Alvaro Arbeloan dhe thuhet se portugezi do të firmos kontratë deri në vitin 2029 me klubin spanjoll.
Mourinho e njeh mirë ambientin e klubit nga “Santiago Bernabeu”, të cilin e ka udhëhequr prej vitit 2010 deri në vitin 2013.
Tekniku portugez gjatë kohës sa ishte në krye të Realit, pati fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Spanjës.