• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho: Kam pak alternativa, nuk mund të befasoj askënd

26/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficës, José Mourinho analizoi situatën te Fenerbahçe, duke e kritikuar klubin: “Nuk mendoj se është bërë ndonjë përpjekje shtesë në tregun e transferimeve. Nëse Liga e Kampionëve do të kishte qenë jetike për klubin tim, diçka do të ishte bërë në periudhën midis ndeshjeve kundër Feyenoord dhe Benfica. Nuk është shumë e vështirë të zbulosh formacionin titullar të Fenerbahçes, sepse kemi pak alternativa”.

“Nuk mund të them se çfarë do të bëjmë nesër, por nuk kemi të njëjtën skuadër. Nuk kemi llojin e skuadrës që trajneri mund të përdorë për të krijuar surpriza. Nuk mendoj se kemi shumë mundësi për surpriza”.

Për kundërshtarin: “E dua Bruno Lagen dhe e respektoj karrierën e tij si trajner. Ai është një trajner i mirë. Përveç të nesërmes, i uroj suksese. Nuk mendoj se skuadra do të ndikohet nga atmosfera. Natyrisht, entuziazmi i tifozëve të Benfikës është një faktor, por Fenerbahçe nuk do të ndikohet negativisht prej tij. Benfica është një skuadër shumë e mirë. Ata kanë bërë shumë investime, kanë nënshkruar me lojtarë të fortë dhe me përvojë. Janë një skuadër kompakte”.

Next Post

Armando Broja debuton me asist te Burnley

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.