Mourinho kërkon në Stamboll “yllin” e sulmit!
Pasi arritën akordin me një trajner të madh, si portugezi, Jose Mourinho, tashmë “Fenerët e Verdhë”, të Fenerbahce kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës, e cila pritet të jetë intensive dhe me emra të mëdhenj, për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, që “Special One” të arrijë lavdinë në Turqi.
Milionat duket të mos jenë aspak problem për skuadrën nga Stambolli dhe mediat turke kanë filluar të zbulojnë disa emra, që lidhen ngushtë, me një kalim te “gjigantët” e Stambollit, me të parin në listën e “Fenerëve”, që është një lojtar, i cili ka fituar jo pak në elitën e futbollit anglez, Premier League, me skuadra si Liverpool, Manchester City e Chelsea.
Bëhet fjalë për anësorin anglez, Raheem Sterling, me klubin turk, që është i gatshëm t’i plotësoje çdo dëshirë 29-vjeçarit, mjafton që të pranojë kalimin në Turqi, vendim që bëhet disi më i thjeshtë nga ideja e bashkimit me një teknik si Mourinho, teksa tifozët e Fenerbahce presin rikthimin te titulli kampion, që mungon prej vitit 2014 dhe duket se sezoni i ardhshëm do t’i rikthejë “Fenerët” te lavida..