• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho: Kumbulla na ka lënë pa opsione

29/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma rikthehet në Europa League teksa verdhekuqtë luajnë të enjten në transfertën zviceriane përballë vendasve të Servette.

Trajneri Jose Mourinho në konferencë për shtyp theksoi vështirësitë në prapavijë për shkak të opsioneve të pakta, ku nuk harroi të përmendte edhe mbrojtësin e kombëtares,

Marash Kumbulla që është në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i rëndë.

Ndër të tjera, portugezi shtoi se pret një mesazh të fortë nga ata lojtarë që nuk kanë pasur shumë minuta deri në këtë pikë të sezonit.

“Do të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjen, ndoshta do të na duhet edhe golavarazhi për të marrë kreun e grupit.

Por, këtë do ta bëjmë në ndeshjen e fundit nëse është nevoja.

Ndaj, Servettes duhet të fitojmë fillimisht.
 

Në të kaluarën kam pasur eksperienca të këqija nga lojtarë të cilët i kam aktivizuar dhe nuk më kanë dhënë përgjigjet e duhura. Pres një mesazh të fortë nga ata që kanë luajtur pak këtë sezon.

Kemi pak vështirësi në prapavijë, mungon Kumbulla dhe kam pak opsione, të mos harrojmë edhe Abraham që mbetet jashtë.

Kam bërë një grumbullim me lojtarët dhe i kam bërë të ditur se sa ndeshje e rëndësishme është”, u shpreh Mourinho.

Next Post

VIDEO/ Benfica “stërvitet” me Interin, Joao Mario shënon “tripletë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.