Friday, 9. October 2026
Futboll

Mourinho: Më copëton zemrën si po trajtohet Vinicius, ajo ndeshje duhej të luhej 9 kundër 11

GS 09/10/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, doli në mbrojtje të Vinícius Junior, i kritikuar për rënien e formës dhe i vërshëllyer nga tifozët kundërshtarë. “Ajo që më dhemb dhe më trishton është se ai dëshiron të jetë në maksimumin e tij, të vendosë ndeshjet dhe të bëjë diferencën. Më dhemb ta shoh vuajtjen e tij. Për habinë time të madhe, është një djalë i jashtëzakonshëm, që punon jashtëzakonisht fort për t’u rikthyer në nivelin më të lartë, – deklaroi portugezi.

– Nuk i kritikoj kurrë tifozët e Real Madridit, thjesht i respektoj, por ma copëton zemrën të shoh një djalë si ai, që aktualisht nuk është Viníciusi i jashtëzakonshëm që njohim, dhe njerëzit që nuk e mbështesin, të ndikuar edhe nga shumë prej jush. Ai e meriton mbështetjen. Nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të jetë Vinícius që iu ka dhuruar kaq shumë gëzim tifozëve të Realit”.

Mourinho foli edhe për derbin me Atlético Madridin, duke kritikuar sërish arbitrimin: “Kalova dy ose tri ditë duke analizuar çdo detaj të mundshëm, për të mos rënë në të dukshmen. Kjo nuk është nën kontrollin tim, sepse ajo ndeshje duhej të luhej 9 kundër 11”.

Teilen: