• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho ndez derbin me Interin

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mourinho ndez derbin me Interin: Marrjen e Calhanoglu nga Milan e quajnë mrekulli.

Jose Mourinho do të ndjekë nga tribuna ndeshjen ndaj Interit në “San Siro”, e planifikuar për pasditen e të dielës.

Megjithatë në konferencën e zakonshme për shtyp tekniku verdhekuq ka ndezur ndeshjen e fundjavës ndaj Interit, duke hapur sërish çështjen e transferimit të Romelu Lukakut te Roma, ndonëse belgun e prisnin te Interi.

“Lukaku është një lojtar shumë i rëndësishëm për Romën dhe do të luajë titullar ndaj Slavias së Pragës. Nuk do të ishte kurrë kaq i rëndësishëm për Romën dhe mendoj se duhet analizuar mënyra si komentohet transferimi i tij te Roma. Të gjithë e shohin si dramë, ndërkohë që kalimin e Calhanoglu nga Milani te Interi e shohin si mrekulli. Nuk e dija që te Interi janë lidhur kaq shumë me Lukakun”, tha portugezi, duke thumbuar ambientin zikaltër pak ditë para transfertës.

Ndërkohë tifozeria e Interit ka shpërndarë 50 mijë bilbila për të pranishmit në “San Siro”, në mënyrë që të vërshëllejnë në çdo prekje të topit nga ana e Lukakut. Inter-Roma do të luhet të dielën në orën 18:00 dhe do të transmetohet live në SuperSport 1.

Next Post

Vashat e Kosovës shijojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, e mposhtin Maqedoninë e Veriut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.