Saturday, 30. May 2026
Futboll

Mourinho nuk është zyrtarizuar ende, por e ka marrë që tani vendimin për fatin e Endrick

GS 30/05/2026 1 Min. Lesezeit

Jose Mourinho pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Real Madridit, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve elektorale për postin e presidentit të klubit, më datën 7 qershor.

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, Mourinho ka filluar që tani të marrë vendimet e para të rëndësishme për ekipin që do që të ketë në dispozicion për sezonin e ri.

Një nga këto vendime lidhet me brazilianin Endrick, i cili shkëlqeu te Lyon në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ku ishte i huazuar. Brazilaini është rikthyer në Madrid dhe do të jetë pjesë e “Los Blancos” për sezonin e ri. Ai gëzon besimin e plotë të Jose Mourinho dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e madrilenëve për sezonin e ardhshëm.

Teilen: