• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Mourinho nuk garanton qëndrimin te Roma

01/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jose Mourinho ishte totalisht i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në finalen e Ligës së Evropës ku pësoi disfatë nga Sevilla pas penalltive duke akuzuar gjyqtarin kryesor se ishte në anën e skuadrës spanjolle.

Por, përtej kësaj ndeshje, Mourinho tutje foli edhe për të ardhmen e tij duke lënë shumë dyshime rreth saj.

Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe portugezi la të hapur çdo mundësi, por gjithashtu hodhi poshtë sugjerimet për bisedime me Paris Saint-Germain.

“Të hënën do të shkoj në pushime. Nëse kemi kohë të flasim për këtë para të hënës, do ta bëjmë. Nëse jo, do të shkoj me pushime dhe pastaj do të shohim. Më duhet të luftoj për këta djem dhe prandaj të mos them objektivisht se do të mbetem këtu.”, tha Mourinho.

Ai shtoi se do të flas shumë shpejtë me pronarët e klubit rreth kësaj situate.

“Unë jam një njeri serioz. I thashë pronarëve disa muaj më parë se nëse do të kisha kontakte me klube të tjera, ata do të ishin të parët që do ta dinin. Do të isha gjithmonë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë. Kam folur me klubin në dhjetor kur pata atë qasje nga kombëtarja portugeze. Që atëherë nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd tjetër. Kam një vit të mbetur në kontratën time dhe kjo është situata”, theksoi Mourinho.

Next Post

“San Siro” drejt hapjes për finalen e Champions, 30 mijë tifozë të Interit priten në stadium

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.