Ditën e djeshme, Real Madrid konfirmoi se Raul Asencio do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë për disa muaj. Edhe pse spanjolli ka pasur një rol dytësor së fundmi te madrilenët, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin me patjetër të një qendërmbrojtësi gjatë merkatos së janarit.
Sipas Defensa Central, bordi i klubit madrilen po shqyrton dy opsione për të përmbushur kërkesën e trajnerit. I pari është gjetja e një mbrojtësi qendre me përvojë, i cili mund të vijë në “Santiago Bernabeu” në formë huazimi
Opsioni i dytë është afrimi i një mbrojtësi që është pranë përfundimit të kontratës aktuale, i cili për këtë arsye mund të transferohet me një çmim relativisht të ulët. Disa nga emrat që përmenden janë amerikani Chris Richards (Crystal Palace, 26 vjeç), nigeriani Calvin Bassey (Fulham, 26) dhe argjentinasi Lisandro Martínez (Manchester United, 28).