• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho: Veç në shtatë vitet e fundit kam finale më shumë se futbolli turk

27/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, ka reaguar me tone thumbuese pas humbjes befasuese të skuadrës së tij ndaj Hatayspor, një ekip tashmë i rënë nga elita e futbollit turk.

Në konferencën për media, portugezi nuk ka kursyer krahasimet dhe ironinë ndaj historisë së futbollit turk në kompeticionet evropiane.

“Në shtatë vitet e fundit kam luajtur dy finale evropiane”, është shprehur “Special One”. “Pra, në shtatë vitet e fundit unë kam luajtur më shumë finale evropiane se i gjithë futbolli turk në historinë e tij”.

Deklarata e Mourinho vjen në një moment zhgënjyes për Fenerbahce, e cila tashmë e sheh veten në vendin e dytë të Superligës turke me 81 pikë, nëntë më pak se Galatasaray që ka siguruar matematikisht titullin kampion me 92 pikë.

Portugezi ka arsyetuar fundin e sezonit për skuadrën e tij, duke kritikuar ata që vënë në dyshim angazhimin e lojtarëve në ndeshjet e fundit. “Vetëm ata që nuk kuptojnë futbollin na kritikojnë për fundin e sezonit. Fundi është i dhimbshëm për skuadrat që nuk kanë një objektiv. Për ata që luftojnë për tituj apo mbijetesë, motivimi është i përditshëm. Për ata që humbin objektivat, është e dhimbshme”, ka shtuar Mourinho.

E vetmja skuadër turke që ka arritur të fitojë një trofe evropian është Galatasaray, në vitin 2000, kur kishte triumfuar në finalen e Kupës së UEFA ndaj Arsenal.

Next Post

Lamine Yamal rinovon kontratën me Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.