Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka pasur të vështirë humbjen ndaj Sevillas pas penalltive në finalen e Ligës së Evropës në Budapest.
Në një moment, ai filloi të merret me pankinën e Sevillas në fund të kohës shtesë, por gjërat u qetësuan në fushë.
Mirëpo, ne patëm edhe “pjesën e tretë” të kësaj loje dhe ajo ishte në parkingun e Puskas Arena.
“The special one” u zemërua veçanërisht me gjyqtarin Anthony Taylor, të cilin e priti në parking shumë kohë pas përfundimit të lojës dhe kur e pa, filloi një breshëri ofendimesh.
“Ti je turp i ndyrë” – ia përsëriti Murinjo disa herë anglezit.
“Ti ishe në një mendje me ta”, e këputi Mourinho me një përdorim të ri fjalësh nënçmuese./Lajmi.net/
View this post on Instagram