Reali i Madridit e kishte “nisur” finalen me kontestime të ashpra ndaj gjyqtarëve, veçanërisht kryesorit Rikardo de Burgos Bengoetçea.Por, në fund gjyqtari ka bërë një paraqitje, që është vlerësuar maksimalisht në Spanjë, duke shuar çdo polemikë. Aq sa dhe Perez në fund të takimit i ka shtrënguar dorën. Ndeshja, në fakt, pati disa momente delikate, që De Burgos në fushë dhe VAR në regji i kanë administruar mjaft mirë.
DORA E VALVERDES – Valverde preku topin me dorë, në përpjekje për të bllokuar një krosim të Rafinjës. Gjyqtari e interpretoi dorën si të drejtuar nga toka dhe nuk dha penallti. Vendim i saktë i tiji.
SEBAJOS-KUBARSI – Po në pjesën e parë pati një moment të dyshimtë në zonën e Realit, mes Sebajos dhe Kubarsit, por mbajtja ishte e dyanshme. Gjithçka OK edhe sipas specialistëve të moviolës. (VIDEO)
ASENSIO-RAFINJA – Para kohës shtesë, ndodhi një nga incidentet më të debatuara: kontakti mes Asensios dhe Rafinjës, që fillimisht u sanksionua me penallti për Barcelonën dhe më pas u përmbys pas rishikimit me VAR. (VIDEO)
VERDIKTI FINAL – Pas ndeshjes, specialisti Perez Burrull dha vlerësimin e tij përfundimtar për performancën e De Burgos: “Ishte një finale e shkëlqyer dhe arbitrimi ishte në të njëjtin nivel me ndeshjen”.
PANORAMASPORT.AL