Episodi i parë i rëndësishëm i ndeshjes Inter-Atalanta ishte në minutën e 11-të kur arbitri Kolombo anuloi golin e shënuar nga De Kejtelar pasi e pa në monitor.
Pavar luan një top të rrezikshëm horizontalisht duke gabuar. Atalanta rikuperon, pastaj Bastoni kupton gjithçka dhe shtyn topin në dorën e Mirançuk. Prekja është e lehtë, por VAR e thërret Kolombon që ta shohë vetë momentin dhe të bëjë ai vlerësimin. Dora e Mirançuk është më e hapur dhe vërshëllehet faull në sulm duke anuluar golin. VIDEO
Por VAR-i bëhet protagonist edhe në 2 momente të tjera në pjesën e dytë.
Në penalltinë e akorduar për Interin pas prekjes së topit me dorë nga Hatebur. Pas një krosimi të rrezikshëm të Dimarkos, u duk sikur topi kaloi vijën fundore, por me pamjet në VAR ka qëndruar në fushë. Kolombo shkon sërish në monitor dhe sheh vetë pamjen duke vendosur për 11-metërsh. Ai humbet nga Lautaro, por Dimarko e shënon. Këtu u desh një “silent check” për konfirmimin e golit të rregullt. VIDEO
PANORAMASPORT.AL