Tri episode të dyshimta ndodhën kryesisht në finalen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolonjës, që kanë shkaktuar reagime të forta nga kuqezinjtë.
Në minutën e 40-të, Bjukema godet me bërryl Gabian në zonë, por arbitri Mariani dhe VAR nuk ndërhyjnë, ndonëse rasti dukej për karton të kuq, sipas mediave italiane.
Dy minuta më vonë, Ferguson ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Leao, me Milanin që kërkon të kuq. Në fundin e pjesës së parë, skocezi rrezikon sërish ndëshkimin, por për çudi ndëshkohet Pulisiç për protesta.
Vendime këto që kanë lënë shumë pakënaqësi në kampin milanist me mënyrën si gjyqtari Mariani e drejtoi ndeshjen.
PANORAMASPORT.AL