• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Moviola/ Penalltia e Arsenalit OK, gjashtë minuta për një… offside (VIDEO)

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja mes Realit të Madridit dhe Arsenalit ka pasur disa momente kyçe me protagonist gjyqtarin.dfgfhNë minutën e tretë, Realit i është anuluar një gol nga Mbape. I dukshëm pozicioni jashtë loje i sulmuesit francez të Madridit. (VIDEO)

Në minutën e 11-të, londinezët kanë fituar një penallti për një faull të Asensios ndaj Mikel Merinos. Pamjet kanë qenë të qarta, mbajtje e dukshme e mbrojtësit të Realit dhe penalltia ka qenë e dukshme në favor të Arsenalit, penallti të cilën Saka e ka shpërdoruar. Asnjë polemikë! (VIDEO)

GJASHTË MINUTA PËR NJË … OFFSIDE! – Shumë më e komentuar ka qenë penalltia e dhënë për Realin (23’). Mbape është “penguar” në zonë nga Deklan Rajs, i cili është ndëshkuar dhe me karton të verdhë. Janë dashur gjashtë minuta për ta sqaruar situatën, që pas verifikimit nga sistemi VAR është anuluar për pozicion jashtë loje të sulmuesit francez të Realit. Gjithsesi, nga komentet e moviolistëve në Spanjë, gjyqtari francez ka gabuar, pasi ai nuk duhej të kishte sinjalizuar penallti, pasi nuk kishte asnjë kontakt mes Rajs dhe Mbape. Po ashtu, ka rënë dhe kartoni i verdhë për mesfushorin e kombëtares angleze. (VIDEO)  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Next Post

1X2 PARASHIKIME/ Lacio kërkon mrekullinë, “treni” i fundit europian për Mançester Junajtidin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.