Randal Kolo Muani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë, pas frakturës së një gishti të pësuar gjatë ndeshjes Juventus–Atalanta.
Sulmuesi francez u dëmtua në pjesën e parë, por vazhdoi të luante të gjithë pjesën e dytë me dorën e fashuar.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, operacioni do të bëhet për të stabilizuar dhe reduktuar frakturën.
Lajmi pozitiv për Juventusin është se dëmtimi nuk pritet ta mbajë gjatë jashtë fushave.
Kolo Muani nuk rrezikon të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Cagliarit, pas pushimit trejavor të kampionatit.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi francezi zhvilloi një nga paraqitjet e tij më të mira me Juventusin, pavarësisht se ende nuk ka shënuar në Serie A.