Tuesday, 17. March 2026
Sport

Muçi largohet nga Beshiktashi, transferohet në Angli

GS 13/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Shqipërisë, Ernest Muçi po i numëron ditët e fundit te skuadra e Beshiktashit, që bën gara në elitën e futbollit të Turqisë.

Muçi, sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdoj në Angli pasi së shpejti pritet të zyrtarizohet te skuadra e Aston Villas.

Mediumet turke raportojnë se Muçi ka marrëveshje me ekipin anglez, i cili veçse i ka bërë ofertë zyrtare Beshiktashit duke i ofruar 19 milionë euro me bonuse për kartonin e 23-vjeçarit.

Muçi do të largohet nga Beshiktashi për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Giovanni van Bronckhorst.

Në fakt, trajneri holandez nuk llogarit fare në shërbimet e tij pasi këtë sezon nuk e ka përfshirë Muçin në ekip.

Mesfushori shqiptar iu bashkua Beshiktashit në shkurt të këtij viti nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro dhe me skuadrën turke ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Teilen: