Skuadra e Legia nga Varshava ka shënuar fitore të thellë 5 me 1 ndaj Jagiellonia në javën e 32-të në Ekstraklasa të Polonisë.
Gol në këtë ndeshje arriti të shënonte edhe sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, shkruan Lajmi.net
Muçi realizoi gol në minutën e 48’të për shifrat 2 me 1 pas asistit nga Slisz.
Ky ishte goli i pestë i futbollistit shqiptar në kampionatin polak.