Tuesday, 3. February 2026
Sport

Muçi nuk ndalet, vjen goli i radhës me Trabzonsporin

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e radhës për skuadrën turke në sfidën kundër Fethiyespor, e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Muçi ka shënuar golin e parë në suksesin 3-0 të Trabzonsporit në këtë takim. Ky është goli i tretë që 24-vjeçari shqiptar shënon në Kupën e Turqisë.

Sulmuesi po kalon një moment të artë në karrierë, pasi ka shënuar edhe 8 gola në 16 ndeshje që ka luajtur në kampionat me skuadrën e Trabzonsporit.

Teilen: