Beshiktashi ka nisur me trofe sezonin e ri, pasi ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-0 rivalët e Gallatasarajit në finalen e Superkupës së Turqisë.
Ylii i Beshiktashit ishte Çiro Imobile, i cili debutoi skuadrën turke me një dygolësh! Golin e parë italiani e shënoi në sekondën e 21-të, ndërsa të dytin në minutën e 81-të nga pika e bardhe e penalltisë.
Svenson, Rafa Silva dhe Hekimoglu kompletuan “manitën” për skuadrën e Van Bronckhorst. Titullar në këtë duel u aktivizua Milot Rashica, i cili qëndroi në fushë 86 minuta, ndërkohë që Ernest Muçi nuk u preferua asnjë minutë nga trajneri holandez, duke e ndjekur finalen e Superkupës nga stoli.