• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muçi supergol në derbi, sulmuesi shqiptar realizon për Besiktas në humbjen kundër Galatasaray

29/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht humbjes së Beshiktash, Ernest Muçi la shenjën e tij në derbin e Stambollit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol spektakolar kundër Gallatasarait, skuadër e cila në fakt  fitoi derbin me rezultatin 2 me 1.

Të zotët e shtëpisë e dominuan duelin e madh të javës së 10 të Superligës turke duke shënuar dy herë në portën e Beshiktash, në minutat 13 dhe 67 me anë të Sanchez dhe Isimhen.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli ndeshjen dhe u fut në fushë pikërisht kur skuadra e tij pësoi golin e dytë.

Megjithatë në planin personal Muçi doli me kokën lartë nga derbi, pasi në minutën e 4 shtesë realizoi një supergol me të majtën për të mposhtur portierin Muslera.

Në 7 ndeshje që ka luajtur në këtë sezon, Muçi ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në Superligën turke. /vizionplus.tv

 

Next Post

Barcelona bën portierin e kombëtares portugeze

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.