Tuesday, 3. February 2026
Sport

Muçi vazhdon shkëlqimin te Trabzonspori

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, e ka mbyllur ndeshjen kundër Fethiyesporit me një gol dhe një asistim.

Trabzonspori e fitoi 3:0 ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma për Kupë të Turqisë. Ishte ndeshja e xhiros së tretë të grupit A.

Muçi shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 69-të, ndërsa asistoi për golin e tretë të realizuar në minutën e 79-të.

Trabzoni ka fituar gjashtë pikë nga tri ndeshje në kuadër të Grupit A, pjesë e të cilit është edhe Galatasaray.

Teilen: