Muçi vlerëson Fatih Tekke: Ka një rol shumë të rëndësishëm në performancën time
Futbollisti shqiptar i Trabzonspor, Ernest Muçi, ka folur pas ndeshjes me Fethiyespor të fituar me rezultatin 3-0(Kupa e Turqisë).
“NJË FILLIM I NGADALË” – Muçi deklaroi se e nisën ndeshjen ngadalë, por e morën kontrollin e lojës në pjesën e dytë: “Në fillim, për arsye që nuk i di, ishte një fillim i ngadaltë. Në pjesën e dytë, me presionin, gjetëm golin. Në ndeshje, lufton derisa të shënosh golin e parë, pas kësaj bëhet më e lehtë”.
“TRAJNERI LUAN NJË ROL TË MADH NË PERFORMANCËN TIME” -Duke shprehur kënaqësinë e tij për fitoren, futbollisti shqiptar komentoi edhe për performancën e tij, duke thënë: “Jam shumë i lumtur që fituam. Jam gjithashtu i kënaqur me performancën time. Ndihesh mirë kur gjërat shkojnë mirë për ekipin tonë dhe për mua. Besimi i trajnerit(Fatih Tekk) tek unë dhe ekipi luan një rol shumë të rëndësishëm në performancën time”.