Tuesday, 18. August 2026
Sport

Muçolli i bashkohet Llapit nga futbolli skandinav

GS 18/08/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i krahut, Agon Muçolli është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të martën e ka prezantuar Muçollin, i cili me Llapin ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Muçolli po vlerësohet lart te skuadra llapjane duke pasur parasysh përvojën e tij në futbollin e Skandinavisë pasi ka luajtur në Danimarkë, Norvegji e Suedi.

“Me përvojë të madhe nga futbolli skandinav dhe eksperiencë në nivele të larta të futbollit profesionist, Mucolli vjen në Podujevë për të veshur fanellën bardhekaltër dhe për t’i shtuar skuadrës sonë cilësi dhe forcë shtesë në repartin ofensiv”, thuhet në njoftimin e Llapit.

27-vjeçari ka qenë pjesë edhe e ekipit U21 të Shqipërisë kurse ka luajtur për skuadrat si Fredericia, Vejle, Odense, Kristiansund dhe Varbergs.

Periudha e tij më të suksesshme ishte te te skuadra daneze, Fredericia ku në 102 paraqitje ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 22 asistime.

Llapi sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar e ka nisur me humbje 5:3 në udhëtim te Drita, ndërsa ndeshjen e radhës e luan këtë javë në shtëpi kundër skuadrës së Gjilanit.

Teilen: