Kapitenia e Bashkimit, Aulona Muhadri është shpallur MVP e xhiros së nëntë për basketbolliste në Superligën e Kosovës.
Muhadri me 24 pikë, 16 kërcime e 3 asistime ishte lidere e Bashkimit në fitoren ndaj Penzës, ndërsa kjo është hera e dytë këtë sezon që fiton këtë çmim.
Krahas çmimit, Muhadri ka zënë vend është në “Top 5” në xhiros, pjesë e të cilit është e bashkëlojtarja e saj, Caterrion Thompson që pati 21 pikë, 5 kërcime e 3 asistime.
Pjesë e ekipit më të mirë, janë edhe Brailyn Joseph e Peja 03, Abigail Ogle e Junior 06 dhe Jayla Johnson e Prishtinës.
Joseph realizoi 38 pikë, 13 kërcime e 2 asistime te Peja 03 që pësoi humbje nga Junior 06, ekip të cilin e udhëhoqi Ogle me 22 pikë, 5 kërcime e 9 asistime.
Ndërkohë, Johnson regjistroi “double-double” prej 23 pikëve e 10 kërcimeve në triumfin e Prishtinës ndaj Trepçës.