Mesfushori Arbnor Muja dhe sulmuesi Mirlind Daku, janë dy futbollistet e fundit që I janë bashkuar Kombëtares së Shqipërisë.
Daku dhe Muja vijnë nga Kosova dhe në ndeshjet e muajit shtator ndaj Çekisë dhe Polonisë pritet që të debutojnë në fanellën kuqezi.
Muja luan në Royal Antwerp në Belgjikë, kurse Daku në Rubin Kazan në Rusi.
Ata së fundmi janë bërë “gazetarë” duke e intervistuar njëri-tjetrin për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.