• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muller: Është e rëndësishme për mua të jem “gur themeli” në këtë skuadër

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është padyshim “emblema” e “Bavarezëve” të Bayern Munich. “Fantazisti” Thomas Muller është në vitet e fundit të karrierës së tij, karreirë e cila pas plot 14 vitesh duket se do të vazhdojë sërish te kampionët në fuqi të Bundesliga-s, me këta të fundi, që kanë vendosur t’i bëjnë një “dhuratë” 34-vjeçarit.

Me anë të një postimi të publikuar në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, pasditen e kësaj të marte është njoftuar edhe rinovimi i “veteranit” të sulmit edhe për një vit tjetër, me rekordmenët e futbollit gjerman, rinovim, që lumturoi jo pak edhe ish-kampionin i botës, i cili është shprehur tepër i lumtur për rrugëtimin e tij me “Bavarezët”.

“Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bayern vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub.

Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur.

Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”, tha sulmuesi pas nënshkrimit të rinovimit”,- u shpreh 34-vjeçari.

Next Post

Në verë vishet “Galaktik”, talenti brazilian bën dhuratën e veçantë për Presidentin e “Los Blancos”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.