Trajneri i Lyonit, Fabio Grosso, ka thyer heshtjen për herë të parë pasi u sulmua me gurë nga tifozët e Marseilles, të dielën e kaluar, me ç’rast u lëndua rëndë në pjesën e syrit.
Grossos iu deshën 12 qepje pas mbërritjes në Stade Velodrome nga ku u sulmua autobusi i skuadrës mysafire, përcjell lajmi.net.
Ish-reprezentuesi i Italisë shkroi se ajo që ndodhi atë ditë mund të kishte qenë një tragjedi.
“Ajo që ndodhi të dielën mbrëma mund të kishte qenë një tragjedi, sigurisht që ishte për sportin dhe për të gjithë ata që e duan atë”.
“Shpresoj me gjithë zemër që ky të jetë një mësim për të ardhmen. Faleminderit të gjithëve për mirësinë dhe mbështetjen tuaj. Përgjithmonë” – shkroi Grosso në llogarinë e tij në Instagram.
View this post on Instagram
Ndeshja ndërmjet Marseilles dhe Lyonit u përcoll me incidente para, gjatë dhe pas takimit në stadiumin “Velodrome”.
Takimi u ndërpre për shkak të incidenteve të krijuara nga tifozeritë në stadium./Lajmi.net/