Saturday, 28. February 2026
Sport

Mund të largohet nga Interi në verë, dy ekipe interesohen për mesfushorin kroat

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori kroat Marselo Brozoviç mund të largohet nga Interi në merkaton e verës.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se ai mund të shitet për tju garantuar zikaltërve buxhetin e duhur për të bërë një blerje të madhe në mesfushë.

Në rast të një oferte të drejtë, askush nuk do ta kundërshtonte largimin e tij dhe Çalhanoglu do të merrte frenat e mesfushës në dorë.

PSG-ja dhe Njukasëlli janë dy nga ekipet të cilat do të donin përfitimet e kroatit.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: