• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungesa e Guardiolës në pankinë, Bernardo Silva: Dimë të fitojmë edhe pa Pepin

28/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe në një ditë që dukej e mallkuar për Erling Halandin, mes një penalltie të humbur dhe disa gabimeve për të bënë duart në kokë, norvegjezi shënoi golin e radhës në karrierën e tij të pabesueshme.

pep

Një gol që në rezultatin e ndeshjes së Mançester Sitit në transfertë me Shefilld Junajtidin peshon shumë dhe ndihmon kampionët e Anglisë që të marrin më të mirën ndaj një skuadre luftarake dhe të fluturojë në krye të klasifikimit me pikë të plota pas tri javëve të para të Premier Ligës. Kjo është historia e asaj që ndodhi në “Bramall Lane”, ku “qytetarët”, përveç Halandit, i falen edhe këmbëve të të zakonshmit Rodri.

Mesfushori spanjoll anulon barazimin momental të Bogle në minutën e 85-të, lindur nga një gabim i Kajl Uokerit dhe me një të majtë fluturimthi rikthen avantazhin e Mançesterit, duke mos e diskutuar fitoren e vizitorëve. Fitorja 2-1 është pasqyra e këtij Mançester Siti në këtë fillim sezoni: nuk është aspak perfekt, por gjithnjë fitues.

SILVA – Dhe Bernardo Silva këmbëngul se kushdo shpresonte që mungesa e Pep Guardiolës në stol dje (do të mungojë në dy ndeshje për Sitin pas operacionit në shpinë) do të pengonte Mançester Sitin që të fitonte, duke nisur nga transferta e djeshme me Shefilld Junajtidin, e kishte gabim. Në stolin e kampionëve dje ishte asistenti i Pep Guardiolës, Huanma Lijo.

“Mungesa e Guardiolës do të ketë ndikim minimal”, tha mesfushori portugez, i cili vetëm javën e shkuar rinovoi kontratën në “Etihad” deri në vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen.

“Nëse do të ishim pa të në stol për dy apo tre muaj mund të kishte qenë ndryshe, por jo kur bëhet fjalë për vetëm dy ndeshje përpara pushimit të kombëtareve. Disa lojtarë kanë shtatë vite që luajnë për të. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ai dhe pjesa tjetër e stafit duan nga ne. Do të punojmë në të njëjtën mënyrë për t’u përgatitur. Sigurisht që Guardiola dhe Lijo do të jenë në komunikim me njëri-tjetrin dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë për të luajtur në të njëjtën mënyrë dhe t’i fitojmë këto ndeshje përpara se të kthehet trajneri”.

Rinovimi i kontratës së Silvës edhe për një tjetër vit i dha fund shpresave të admiruesve të tij të gjatë, Barcelonës, për ta transferuar në “Camp Nou”:

“Kam kaluar 6 vite të pabesueshme te Mançester Siti dhe jam i lumtur që do të qëndroj më gjatë. Fitorja e tripletës sezonin e shkuar ishte shumë speciale dhe është emocionuese që të jesh pjesë e skuadrës ku ka kaq uri dhe pasion. Shpresoj që të mund të ndajmë më shumë kujtime të shkëlqyera në vitet e ardhshme”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Cancelo tek Barcelona, punë e kryer

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.