Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Leskovac një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë.
Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një rezultat pozitiv do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e play-off të turneut.
Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtarë do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët me Manajn në qendër.
Në radhët e Serbisë bie në sy prania e Milosavljeviç debutues në rreshtimin titullar, pasi mbrojtësi 18-vjeçar ka fituar një vend në rreshtim nga minuta e parë.
Ndërkohë, në mesfushë debuton 20-vjeçari Aleksandar Stankoviç, i cili është djali i ish-futbollistit serb, Dejan Stankoviç.