• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungesa të shumta për Sauthgejt, ja si pritet të rreshtohen skuadrat në duelin Angli-Belgjikë

26/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Risi në listën e lojtarëve të Garet Sauthgejtit përpara ndeshjes së sotme miqësore kundër Belgjikës në “Uembli”, ndërsa nga kampi i “tre luanëve” janë tërhequr tre futbollistë.gfhj

Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Herri Meguajër, mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajl Uoker dhe portieri i Kristal Palasit, Sem Xhonston, janë larguar nga kampi i Anglisë për shkak të dëmtimeve. Ata janë zëvendësuar menjëherë nga portieri i Bërnlejt, Xhejms Traford dhe mbrojtësi i Mançester Sitit, Riko Ljuis, të cilët janë thërritur menjëherë nga skuadra U-21 e Anglisë për t’iu bashkuar kombëtares së parë.

Kjo është ftesa e parë për portierin 21-vjeçar, ndërkohë që Ljuis e ka bërë debutimin e tij për skuadrën e Garet Sauthgejtit në Maqedoninë e Veriut në nëntor 2023. Meguajër, Uoker dhe Xhonston janë rikthyer pranë klubeve të tyre për t’u vlerësuar dhe vijuar rikuperimin.

Romelu Lukaku pritet të aktivizohet titullar në miqësoren e sotme kundër Anglisë, pavarësisht se sulmuesi belg vjen nga një dëmtim kronik në ijë, i cili e pengoi atë që të luante në ndeshjen e Romës kundër Brajtonit në Ligën e Europës një javë më parë.

Pavarësisht dëmtimit, Lukaku u lejua t’i bashkohej kombëtares. Dhe pas konsultimit është rënë dakord që sulmuesi të luajë nga minuta e parë në “Uembli”.

VFDXGFH

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Anderson te Juve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.