• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungoi javën e kaluar – Muriqi rikthehet te Mallorca

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vedat Muriqi e shënoi një gol më 15 mars në fitoren ndaj Espanyolit. Më pas realizoi “hat-trick” për Kosovën ndaj Islandës.

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve kishte një lëndim dhe nuk u grumbullua për duelin ndaj Valencias, ndërsa Mallorca humbi 1:0.

Por për ndeshjen vendimtare për ndaj Celta Vigos që luhet të shtunën nga ora 18:30, Muriqi do të jetë plotësisht i gatshëm. Ai ka stërvitur me shokët e skuadrës dhe duket në formë të mirë.

Ballafaqimi ndaj Celtas vlerësohet vendimtar nga trajneri Jagoba Arrasate, për arritjen e një vendi që dërgon në kupat evropiane për edicionin tjetër, ndonëse deri në fund të kampanjës ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur.

“Duhet t’i qasemi këtij dueli si finale. Ne kemi nevojë për këtë dhe nëse kjo kombinohet me rivalët direkt, ndeshja vlerësohet vendimtare”, ka thënë të premten trajneri Arrasate në konferencën për shtyp.

Për ndeshjen ndaj Celtas do të kthehet edhe sulmuesi tjetër, Cyle Larin.

“Muriqi dhe Larin janë mirë, i kemi sërish në skuadër”, ka deklaruar Arrasate.

Muriqi ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat me Mallorcan në edicionin aktual. Ka kontribuuar me shtatë gola e dy asistime.

Next Post

Hansi Flick zbulon për kundërshtarët pikën e dobët të Barcelonës: Duhet ta eliminojmë sa më parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.