• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungoi në lamtumirën e fundit të Jota-s, Portugalia “sulmon” CR7-ën, e motra e mbron në rrjetet sociale

06/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e Cristiano Ronaldo dhe Salah në Gondomar ditën e djeshme është kthyer në një çështje kombëtare në Portugali. Mungesa e sulmuesit luzitan ka bërë edhe më shumë përshtypje edhe pse nëpërmjet palëve të treta ai është “justifikuar” duke thënë se nuk kishte qenë në ceremoninë e varrimit pasi nuk donte që të rrëmbente vëmendjen e kamerave në një moment kaq delikat për familjen e Jota-s.

Gazetari portugez Antonio Ribeiro Cristovao la të kuptohej se pak e kishin kuptuar zgjedhjen e Cristiano Ronaldo-s: “Ai është kapiteni i Portugalisë. Shumë prisnin se do të ishte prezent”.

Edhe komentatori sportiv Pedro Fatela ishte kritik karshi sulmuesit të Al-Nassr duke thënë: “Në ditët në vazhdim do të dëgjojmë arsyen e mungesës së tij. Ai është kapiteni i Portugalisë”.

Ndërkohë që sipas gazetës të Ishujve Baleare, “Ultima Hora”, ish-sulmuesi i United është parë në një jaht prej 5.5 milionë stërlinash në brigjet e ishullit të Majorkës.

Motra e Cristiano Ronaldo-s, Katia Aveiro u përgjigj kritikëve nëpërmjet një postimi në Instagram: “Kur humbëm babain, përveç dhimbjes që kishim na u desh që të bënim llogaritë edhe me valën e madhe të kamerave që ishin prezent në varrim”.

Next Post

Eugene Diamond League/ Chebet dhe Kipyegon vendosin rekorde të reja botërore në Oregon të SHBA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.