Saturday, 23. May 2026
Sport

Mungon Messi në fushë, klubi rival detyrohet të dëmshpërblejë tifozët

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi vë në vështirësi kundërshtarët e tij edhe jashtë fushës. Ndodhi mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Shell Energy” të Houston Dynamo, që ishte plot për ndeshjen kundër Inter Miami (humbur 1-4) dhe 22 mijë tifozë të pranishëm në tribuna u zhgënjyen nga lajmi se ylli argjentinas nuk do të luante.

Zhgënjimi ishte legjitim pasi u rritën ndjeshëm çmimet e biletave sepse të gjithë tifozët prisnin që të shihnin në fushë 7 herë fituesin e Topit të Artë.

Messi mungoi në stadium, ndaj klubi amerikan u premtoi tifozëve të tyre një biletë falas për një nga ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

Teilen: