• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungon në sfidat e nëntorit, Mihaj i jep kurajo skuadrës: E di që shokët do të japin gjithçka në fushë

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të premte, tekniku i Kombëtares sonë, Sylivnho publikoi listën me 24 futbollistët e grumbulluar për dy sfidat vendimtare të nëntorit, ndaj Moldavisë, në Çisinau, më 17 nëntor dhe ndaj Ishujve Faroe, në “Air Albania”, më 20 nëntor, sfida që do të vulosin kualifikimin e Kombëtares sonë, në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Euro 2024.

Risia e teknikut brazilian, për këto dy sfida, ishte padyshim “fantazisti” i suedezëve të Goteborg, mirëpo jo vetëm ky, pasi në listën e të grumbulluarve mungojnë “bomberi” i Chelsea, Armando Broja dhe 25-vjeçari i mbrojtjes, Enea Mihaj, me këtë të fundit që ishte një vendim surprizë.

Megjithatë vetë qendërmbrojtësi i portugezëve të Famalicao e ka sqaruar situatën me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, teksa ka njoftuar se do të mungojë për shkak të një dëmtimi, falë zotit, jo serioz.

“Për fat të keq, për shkak të një dëmtimi jo serioz, unë nuk do të jem në gjendje të jem pjesë e skuadrës kombëtare në ndeshjet e ardhshme. Mungesa më trishton, por e di që shokët do të japin gjithçka për të siguruar kualifikimin në Euro 2024. Paçi fat djema”,- shkruan Mihaj në postimin e tij. /i.m /abcnews.al 

Postimi i Enea Mihaj:

Next Post

DETAJET E NJË KRIZE/ Barcelonës i është shfryrë topi, ekipi sheh më pak nga porta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.