Ish-mesfushori i Real Madridit, Isko Alarkon mund të rikthehet të luajë për kombëtaren e Spanjës. Ky lajm është bërë i ditur nga media spanjolle AS.
Trajneri Luis de la Fuente mund ta thërrasë Iskon, lojtarin që tani luan për Real Betisin për ndeshjet e javës së ardhshme kundër Qipros dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për kualifikueset e Euro2024.
Ndër të tjera media ka folur edhe për ish-kapitenin e Realit, Serxhio Ramos duke thënë se ai nuk do të thirret pasi de la Fuente ka plane të tjera sa i përket repartit të mbrojtjes.
PANORAMASPORT.AL