Tashmë gjithçka është zyrtare, me “Pleshtin”, Lionel Messi, i cili do të mungojë në miqësoret e Kombëtares së Argjentinës, në muajin mars. “Topi i Artë” humbi mundësinë për të luajtur me fanellën e kampionëve të botës, për shkak të një dëmtimi të lehtë, që “ylli” argjentinas ka në këmbën e djathtë.
Deri më tani nga kampi i “më të mirit” të historisë nuk ka asnjë konfirmim, mirëpo, kampionati amerikan i futbollit, MLS ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë të angazhuar me ndeshjet e përfaqësueseve në muajin mars e në të mungonte mungonte emri i 8 herë fituesit të “Topit të Artë”.
Kështu, Messi do të mungojë në dy sfida tepër “të vështira”, të “Bardhekaltërve”, teksa në fillim do të ndeshen me Kombëtaren e El Salvadorit, mbrëmjen e 22 marsit, në Filadelfia e katër ditë më pas do të përballen me Kosta Rikën, në Los Anxheles, me kampionët në fuqi të botës, që pritet ta kenë “të pamundur” fitoren ndaj këtyre dy ekipeve, pa ndihmën e “Pleshtit”. /i.m /abcnews.al