• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungon vetëm zyrtarizimi

19/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Nagelsmann do të emërohet si trajneri i ri i Gjermanisë, pasi ra dakord të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje deri në Kampionatin Evropian 2024, të cilin do ta luajë në shtëpi. Ky është lajmi më i fundit, sipas raporteve të shumta në Gjermani.

Ish-trajneri i Bayern Munichut do të fitojë 400.000 euro në muaj, por Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk do t’i paguajë klubit bavarez asnjë tarifë për shërbimet e tij. Nagelsmann u shkarkua nga kampionët e Bundesligës në mars 2023, por kontrata e tij zgjaste deri më 2026 (pavarësisht shkarkimit të tij).

Tani ajo është ndërprerë nga Bayern Munich për t’i mundësuar të marrë drejtimin e ekipit kombëtar gjerman. Gjermania shkarkoi ish-trajnerin Hansi Flick më 10 shtator, pas një humbjeje të tmerrshme 4-1 ndaj Japonisë, me skuadrën që kishte arritur vetëm katër fitore në 17 ndeshje nën drejtimin e tij.

Me afrimin e shpejtë të Europianit në shtëpi, tri herë kampionët e Evropës kanë arritur vetëm dy fitore në vitin 2023, që kur u rrëzuan nga Kupa e Botës në Katar, në fazën e grupeve. Si mikpritëse e “Euro 2024”, Gjermania luan vetëm ndeshje miqësore, jo kualifikuese, përpara turneut.

“Nagelsmann është padyshim një trajner i mirë dhe një person i mirë gjithashtu, – tha për “DW” sulmuesi i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Leroy Sane, pas fitores së kombëtares ndaj Francës. – Sigurisht që do të ishte mirë ta shihja përsëri dhe të punoja me të. Mendoj se trajneri i ardhshëm nuk ka shumë për të humbur. Ne nuk kemi qenë në formën më të mirë”.

Nëse gjithçka zgjidhet, ndeshja e parë e Nagelsmann në krye të Gjermanisë do të vijë kundër SHBA në Konektikat më 14 tetor, përpara se të përballet me bashkëpritësit e tjerë të Botërorit 2026, Meksikën, katër ditë më vonë në Filadelfia.

Next Post

Shqipëria drejt Evropianit, Sylvinho: Do japim maksimumin, këto janë fjalët shqipe që kam mësuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.