• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungon vetëm zyrtarizimi, Ivan Juric drejt stolit të Romës

18/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ivan Juric po bën hapa të mëdhenj drejt pankinës së Romës. Trajneri kroat, që më parë ka drejtuar edhe Torinon dhe Veronën, ka mbërritur në kryeqytetin italian në këto minuta ndërsa agjenti i tij Riso ndodhet tashmë në Trigoria për të përcaktuar kushtet e kontratës.

Friedkins, pas shkarkimit të De Rossit dhe refuzimit të Piolit, tashmë drejt Al-Nassr, u kthyen fuqishëm te pista Juric, dhe ky i fundit u vu menjëherë në dispozicion. Oferta e verdhekuqve duhet të jetë ajo e një kontrate deri në vitin 2025 me opsion rinovimi në rast kualifikimi në Champions League.

Në këto orë agjenti i trajnerit do të flasë me drejtuesit e verdhekuqve me qëllim që të mbyllet marrëveshja deri pasdite kur Roma do të dalë në fushë për stërvitjen përpara ndeshjes kudnër Udineses.

Kroati i kaloi kandidaturat e Terzic dhe Tuchel. Eksperienca në Itali dhe fakti i përdorimit praktikisht gjithmonë të skemës 3-4-2-1 ose 3-4-3 në varësi të mënyrës se si lëvizin krahët gjatë ndeshjes ishin vendimtare. Prandaj, ish-trajneri i Toros është trajneri i katërt i epokës së Friedkin pas Fonseca, Mourinho dhe De Rossi.

Next Post

City – Inter, derbi i mbërmjes në Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.