• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Munishi: Prishtina po rikthen shkëlqimin, Ballkani nuk është ai që jemi mësuar ta shohim

21/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina mposhti Ballkanin në finalen e zhvilluar dje në Antalia të Turqisë, për të fituar për herë të 11-të trofeun e Superkupës së Kosovës.

Ismet Munishi, vlerësoi se ishte një fitore plotësisht e merituar nga kryeqytetasit.

Sipas Munishit, Prishtina po rikthen shkëlqimin e saj dhe për këtë ka merita edhe trajneri, Emmanuel Egbo.

“Prishtina bëri ndeshjë shumë të mirë, pati shumë energji brenda lojës, dëshirë të madhe.

Gëzon fakti se Prishtinës i janë rikthyer dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Kushtrim Gashi e Kreshnik Uka, që bënë një ndeshje shumë të mirë. Ballkani si duket nuk është mirë, sepse as për se afërmi nuk është ajo skuadra që jemi mësuar ta shohim në fillim të sezonit. Te Ballkani është edhe një fenomen tjetër.

Shumë lojtarë kanë pasë oferta, klubi ka vendosur t’i mbajë… nuk e dimë sa janë ata të kënaqur, ky është një faktor.

Sulmi nuk po luan si duhet sepse është një efekt domino që si pasojë se nuk po qarkullohet topi shpejtë, sulmuesit nuk po marrin topin kur janë në përparësi. Ballkani po ka probleme me skuadrat që po mbrohen”, tha Munishi për emisionin “Favorit” në T7.

“Prishtina më la jashtëzakonisht përshtypje.

Një skuadër e madhe, që po e kthen atë shkëlqimin e vetë. Po vërehet dora e trajnerit që ka stabilizuar skuadrën.

Është trofeu i parë dhe me statistika qëndron mirë. Prishtina po luan me një dëshirë jashtëzakonisht të madhe që është shumë më rëndësi për një skuadër. Duhet theksuar se Prishtina është stabilizuar mirë. Nuk bëhet fjalë më për borxhe e vonesa.

Po e rikthen shkëlqimin e vetë. Prishtina problemin e vetëm e ka me infrastrukturën. Prishtina ka të ardhme të mirë sepse ka shumë lojtarë të rinj.

Është shenjë e mirë për futbollin e Kosovës në përgjithësi, sepse pak klube të mëdha janë të organizuar mirë dhe janë të forta. Nuk e kemi as garën e mirë dhe rivalitetin e fortë. Nuk e kemi as shikueshmërinë. Ka shumë faktorë, por lajm i mirë për futbollin e Kosovës është që Prishtina po rikthehet fuqishëm”, shtoi ai.

“Nuk është ai Ballkani që e kemi parë vite me radhë dhe në fillim të sezonit. Faktorët janë të ndryshëm.

Është mirë që Ballkanit i ka ndodhë në fazën përgatitore, që të mobilizohen që t’i marrin masat, si në aspektin e lojës, si në aspektin e raporteve mes tyre, si në të gjitha aspektet, sepse do të jetë një kampionat jo aq i lehtë.

Kanë rivalë si Drita e Llapi dhe nuk do ta ketë të lehtë që të stoliset me titullin e tretë, siç edhe synojnë”, deklaroi Munishi.

Next Post

I padëshiruar te “gjigantët” francezë, talenti i PSG në “radarët” e Milan dhe Eintracht Frankfurt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.