• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Murat Yakin e mbyll kapitullin ‘Shaqiri’: Epoka e tij ka përfunduar!

19/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur hapur për të ardhmen e Xherdan Shaqirit te Kombëtarja helvetike, duke pranuar se rikthimi i tij nuk është më pjesë e planeve.

Shaqiri, i cili shpalli pensionimin nga kombëtarja në korrik të vitit 2024, kishte ende një derë të hapur nga Yakin për t’u rikthyer. Megjithatë, në një intervistë për “bluewin”, trajneri la të kuptohet se tashmë kjo epokë i përket së shkuarës.

“Shaqiri ka dhënë jashtëzakonisht shumë për futbollin zviceran. Është një artist i vërtetë, një gjeni, një numër 10 me këmbë të majtë që Zvicra nuk e ka shpesh. Por koha ndryshon. Ai vetë ndoshta e ka kuptuar se nuk donte të kthehej si zëvendësues”, u shpreh Yakin.

Trajneri shtoi se është koha për të parë përpara: “Për mua ka kaluar një vit dhe gjithçka është mbyllur. Ne nuk e detyruam Shaqirin të largohej, ishte vendimi i tij personal dhe duhet respektuar. Tani kemi një brez të ri që po rritet dhe duhet të fokusohemi aty.”

Zvicra ndërkohë po ecën fuqishëm në kualifikueset e Kupës së Botës, ku pas fitoreve bindëse ndaj Kosovës (4-0) dhe Sllovenisë (3-0), shihet si favorite e qartë për të kaluar grupin si lidere.

Next Post

Derbi në merkato: Milan dhe Inter në garë për super portierin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.