• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Murat Yakin e sheh Zvicrën në Botëror: Nuk do të pësojmë 6 gola ndaj Kosovës

16/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zvicra është praktikisht e kualifikuar në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, edhe pse matematika, edhe pse me shanse të pakta, mban ende në lojë Kosovën për vendin e parë në grup.

Trajneri i skuadrës helvete Murat Yakin është i sigurt se nuk do të ketë asnjë mrekulli nga Kosova në ndeshjen e së martës.

Përllogaritjet tregojnë se Kosova mund të kualifikohet si e para e Grupit B nëse fiton ndaj zvicrës me të paktën 6 gola, por Yakin është i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

‘As e mendojmë humbjen-tha Yakin për të përditshmen zvicerane ‘Blick’–kjo skuadër do vetëm të fitojë dhe ne kështu luajmë’

Zvicra gjatë gjithë fushatës kualifikuese deri tani ka pësuar vetëm 1 gol dhe për trajnerin e skuadrës helvete, është e pamundur që skuadra e tij të pësojë 6 gola. ‘Nuk do të pësojmë 6 gola-tha Yakin-në futboll gjithcka është e mundur, kemi parë shumë. Por personalisht nuk kam përjetuar asgjë të tillë dhe nuk dua ta përjetoj’

Gjithsesi, Yakin pret një ndeshje intensive në Prishtinë, ku po festohet tashmë kualifikimi historik në playoff pas fitores 2-0 ndaj Sllovenisë

‘Ata do të luftojnë, do të na provokojnë dhe do të përpiqen të na mërzisin. Por ne nuk do ta lejojmë, jemi shumë të mirë, shumë të zgjuar dhe me shumë eksperiencë-tha Murat Yakin.

Next Post

Nora Gjakova flet si trajnere

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.