• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Murat Yakin flet për vendimin e Avdullahut

28/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Zvicrës bëri sot publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Trajneri Murat Yakin u paraqit në konferencën për media për të prezantuar listën dhe për të folur për çështje të rëndësishme të skuadrës.

Një nga temat kryesore të konferencës ishte vendimi i futbollistit të ri Leon Avdullahut për të zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, një lajm që ka pasur ndikim të madh në arenën sportive zvicerane dhe shqiptare.

“Ne u përpoqëm shumë ta merrnim atë. Qysh nga fillimi i këtij viti kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Leonin. Me kalimin e tij në Bundesliga edhe pritshmëritë tona u rritën. Në u përpoqëm vërtet shumë.”

Trajneri shtoi se “vendimi sigurisht nuk ishte i lehtë për të dhe tani duhet ta pranojmë. Mendoj se është për t’u ardhur keq, sepse humbëm një lojtar me potencial të madh.”

Në listën e publikuar nga Zvicra, dy shqiptarët e vetëm të përfshirë janë mesfushorët Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, dy prej figurave kryesore të skuadrës.

Kujtojmë që Zvicra me 5 shtator luan kundër Kombëtares së Kosovës, ndërsa tre dit pas duelit me Dardanët, helvetikët do të përballen dhe me Slloveninë.

 

Next Post

Alcaraz e Sabalenka vazhdojnë sigurt rrugën në US Open

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.