Në prag të ndeshjeve miqësore me Danimarkën dhe Irlandën gjatë një konference për shtyp në selinë e AFS, selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për përgatitjet, të cilin takim me gazetarë botërorë e ndoqi edhe Nefail Maliqi, redaktor i gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.
Trajneri i kombëtares helvetike u shpreh optimist për fitoret gjatë ndeshjeve te ardhshme.
Në mesin e të ftuarve janë edhe tre shqiptarë – Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Uran Bislimi, kurse mungon Ardon Jashari.
Bislimi më parë kishte luajtur edhe për Kosovën, ku kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore, teksa kishte shënuar edhe një gol.
Yakin është pyetur nga gazetari shqiptar rreth mesazheve kërcënuese ndaj Granit Xhakës.
Lidhur me këtë Murat Yakin është përgjigjur shkurt duke mos hyrë në detaje se ”po kemi dëgjuar nga mediat, në fakt edhe nga Graniti me të cilin kem biseduar ditëve të fundit përmes telefonit. Ishte një bisedë e shkurtër dhe nuk mund të shtoj diçka më shumë”.